Burg 63-vjeçarit që vrau gruan me levë, shfaqet i penduar në gjykatë

“Ne kemi punuar bashkë, nuk duhet të kisha arritur këtu”. Me këtë fjalë dhe me lot në sy, Ruzhdi Tasuni, 63-vjeçari që vrau gruan e tij para pak ditëve në Durrës, është shfaqur i penduar përpara gjykatës.

Togat e zeza ne Durrës vendosen ndaj tij masën “arrest me burg”. Ruzhdi Tasuni më 26 shkurt masakroi me levë hekuri bashkëshorten e tij, Hajdije Tasuni.

Ai i tha policise se gjithçka ndodhi pas konfliktit që nisi në mëngjes mes tyre për disa borxhe, por në drekë situata u agravua dhe ai e goditi me levën e hekurit duke e lënë të vdekur në vend.

58-vjeçarja u masakrua nga bashkëshorti i saj në dyqanin që kishin në pronësi në Durrës.

Mësohet se autori kishte një lidhje jashtëmartesore dhe ishte futur në borxhe të mëdha.

Loading...