Ndër të tjera, gjykata liroi botuesin Henri Çili, duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”, citon lajmifundit.al. Videoja e mësipërme shfaq pamje ekskluzive për Top Channel-in, ku Çili takohet me të afërmit e tij.
Çili u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.
Loading...