Sonila Meço tregon historinë e veçantë: Alketa Vejsiu më ka bërë surprizën më të bukur

Sonila Meço ishte e ftuar në emisionin “Why Not” ku ka folur gjatë për jetën e saj private dhe profesionale.

Gjatë emisionit kur u pyet se çfarë mendon për Alketa Vjesiun, Sonila tregoi se ajo i ka bërë surprizën më të bukur duke e sjellë bashkëshortin e saj për herë të parë para kamerave.

“Alketa më ka dhënë kujtimin më interesant të jetës.

Drini bashkëshorti im është natyrë krejt e kundërt nga e imja, flet pak dhe më shumë vëzhgon, i qetë, jo impulsiv. Alketa bënte një program dhe ideja ishte që të më bënin mua një surprizë.

Kishte telefonuar së bashku me Vera Grabockën, Drinin. Unë do hyja në studion e lajmeve dhe gjej tullumbace dhe më thonë shiko promterin pak para se të fillonin lajmet dhe aty ishte një letër që më kishte shkruar Drini mua. Përl otem dhe mendova se mbaroi këtu.

Por nuk kishte mbaruar, kishin një muaj që përpunonin Drinin që të vinte në studio. Drini për herë të parë ka dalë në studio me mua për të bërë një intervistë dyshe. Më kujtohet që Drini hyri i tharë dhe doli tërësisht i djersitur dhe kur dolëm më tha “Sonila të paktën e quan një provë dashurie këtë?” E quaj i thashë”, tregoi Sonila.

Loading...