Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali pak më parë ka shkruar një status në “Twitter” e cila ka reaguar, duke ironizuar presidentin Ilir Meta kundrejt thirrjes që kreu i shtetit e quan Besëlidhje e re.
Spiropali shkruan se Besëlikja nuk është as e re dhe as pranverore.
Më tej shton se BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në Twitter:
BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi.
Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane!