Përmbyset bashkë me traktorin teksa punonte tokën, pl.agoset rëndë i riu

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Dhores në Skrapar.

Një 34-vjeçar është aksidentuar rëndë teksa drejtonte një traktor.

Ai ka qenë duke punuar tokën dhe pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përmbysur bashkë me të.

I plagosur rëndë ka mbetur Armand Hyska, i cili është transportuar nga spitali i Beratit, me urgjencë drejt Tiranës.

Sipas burimeve zyrtare të Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Beratit, i plagosuri mori mjekimin e parë dhe u nis drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan në këtë aksident të rëndë, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...