Janë zbardhur detaje të tjera nga vrasja e dyfishtë në Durrës.
Sipas burimeve bëhet me dije se makina e autorëve e gjetur në Rrogozhinë dyshohet të jetë e vjedhur.
Ndërkohë dy viktimat Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia janë anëtarë të komunitetit rom në Durrës, aty ku dhe ndodhi vrasja në Nishtullë, lagje e komunitetit rom.
Gjithashtu Dorian Shkoza para vitit 2010 ka qenë i dënuar për trafik droge ndërsa më vonë ka patur një servis në lagjen ku jetonte.
Policia ndërkohë ka filluar me shoqërimet teksa janë marrë në pyetje 10 persona.
Loading...