Bujar Kapexhiu: 2 marsi ishte kthesa, ‘Pranvera Kuqezi’ duhet të fuqizohet

Regjisori, skenaristi dhe aktori i mirënjohur shqiptar Bujar Kapexhiu i cili ishte prezent ditën e djeshme në manifestimin e Presidentit Meta ku mbajti dhe një fjalim ka rrëfyer impresionet dhe si mendimin për situatën politikë në rubrikën ”Opinion” në News24.

Kapexhiu shprehet se ishte shumë emocionuese të shihje nga tribuna atë lumë njerëzish që kërkonin të drejtën dhe donin të mbronin Kushtetutën. Aktori e konsideron 2 marsin si një kthesë për situatën politike por ai shprehet se Pranvera Kuqezi duhet të fuqizohet derisa të arrijë Pranvera e vërtetë.

Po ashtu ai jep të njëjtin propozim si Opozita e Bashkuar sa i përket zgjidhjet së krizës politike, pra zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën datë.

Nëse qytetarët dalin të bashkuar si më 2 mars shprehte Kapexhiu çdo kush që do të jetë përballë do i vendosë gishtin kokës dhe do të ndryshojë qëndrim.

”Unë përderisa pranova të shkoja duke qenë i ingranuar në këtë jetë politike, shoqërore dhe familjare, ftesa ishte tepër e këndshme dhe pranova menjëherë si një qytetar për të dhënë mendim origjinal dhe personal për këtë situatë që ndodhet. Unë do jap mendimin personal siç e ndjej dhe pa bërë kaçurela në mendime. Në atë atmosferë aq e bukur kam qenë si demonstrues por nga tribuna pashë një gjë emocionante dhe impresionante duke parë emocionet që të jepnin duartrokitjet, inovacionet. Sheh atë lumë njerëzish që duartrokasin dhe brohorasin. Njerëz që kërkojnë diçk,a njerëz që nuk kanë dalë kot. Duket sikur na drejtohen ne, dhe ne duhet t’ia plotësojmë dëshirën dhe kërkesën. Isha i emocionuar dhe me detyrimin për të dhënë një fjalë të menduar, të drejtë që të peshojë tek ata që janë përpara teje por dhe ata që nuk janë. Tek ata që nuk erdhën se nuk kishin kohë, nuk kishin mundësi, ndiheshin kundërshtarë të asaj tribune. Ne themi atë që është e drejtë për të drejtën, për të mirë, për Kushtetutën.

Përplasje politike apo kërkesë për të gjetur shteg?

Problemi është që nuk ke pse të gjesh shteg kur nuk ka përplasje. Secili kërkon shtegun si fitimtarë. Gjendja politike që është e nderrë. Jemi në një situatë siç nuk kemi qenë kurrë, të paktën në këto 30 vite. Drejtësia në kolaps, nuk ke Gjykatë të Lartë, Gjykatë Kushtetuese. Nuk ke ku drejtohesh për çdo hallkë, për çdo gjë. Aty janë halle, probleme, vuajtje, aty duhet shpëtimi dhe ajo po vonon. Prandaj ai lumë njerëzish doli për të shpëtuar.
Ka një konflikt, gjendja konfliktuale është 30 vite, them edhe kur jemi me miq e me shokë pse duhet të ndodhë kjo ku jemi kaq pak, ka për të gjithë. Por është një grup i babëzitur që ndrohen çdo 4 apo 8 vite dhe e prishin këtë situatë. Megjithëse thonë punojmë për ju, punojmë për fushata elektorale, dhe është turp. Bëjnë minimumim dhe vetëm për veten.

Ata që ishin aty janë ose të papunë ose në firma private. Nuk besoj se aty do të kishte të punësuar në shtet. Se të punësuarit në shtet shkojnë në tubime me karrige, në formë harku. Ndoshta ata shkojnë nga zori, nuk e pranojnë këtë situatë, por shkojnë nga zori.
Ana konfliktuale është e jashtëzakonshme, jemi përpara të panjohurës, askush nuk e di ç’do të ndodhë.

Do arrijë Meta ta ndryshojë?

Unë nuk mendoj se do e ndryshojë Meta, Basha por të gjithë ne. Duhet të grumbullohen të gjithë. Edhe ata kur të shohin që Bulevardi mbushet plot do t’i vendosë gishtit kokës. Të gjithë ne duhet, që fillimi i kësaj Pranvere, të fuqizohet dhe të vijë vërtet Pranvera kuqezi.
Përpara të panjohurës themi se kërkesat janë të njërës palë që duhet Kushtetuta, të mbrohet ajo, gjithçka të jetë sipas ligjeve. Nuk di si do sillet pala tjetër. Ata që e pengojnë ,e manipulojnë, shkelin këta nuk di si do veprojnë. Jam i bindur se historia ka treguar kur të gjithë janë bashkë ka fituar. Nëse vijojmë me këtë rrugë në këtë intensitet edhe më të madh dhe të arrijmë atë që është e vërtetë, e ligjshme, e pranueshme për të gjitha palët.
15 marsi, shpërndarje e parlamentit?

Problemi është ky që kur lexon Kushtetutën nuk gjen arsye dhe shkak në këto momente për t’u shpërndarë parlamenti. Mirëpo nuk pritet më, mua më duket sikur është një gjetje që është në mbytje, fryma e fundit, dhe në frymën e fundit njeriu mund të bëjë diçka jashtë parashikimeve. Pse jemi drejt greminës? Pse duhet të ndalojmë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme. Dje ishte një ndalesë. Dhe të fillojë kthesa. Përderisa është zgjidhja deri më 15 mars për përfundimin e Reformës Zgjedhore pasi do të kemi Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetutese e cila do të zgjidhë problemet që kanë mbetur peng. Problemi i zgjedhjeve parlamentare apo lokale.

Presidentin e kanë kthyer në honorifik, por edhe më parë që filluan t’ia heqin kompetencat si një dege që i heqin gjetjet dhe mbetet shkopi. E fundit që ishte skandaloze dhe e paparashikueshme që i heqin edhe të drejtën për të zgjedhur kandidatin për në Gjykatën Kushtetuese. E kanë lënë si noter pasi është i papranueshëm. E kthen një projektligj, më pas Kuvendi i miraton.

Parlamenti më qesharak, se ku i gjejnë se ku i zgjedhin nuk e marr vesh. U shtuan dhe këta një 20 vetë që ishin bloza e partive dhe tani është bërë katran me bojë.
Kanë faje të tjera. E rëndësishme është që ejani ta ndërtojmë me dashamirësi.
Zgjedhje të parakohshme, lokale dhe parlamentare dhe zgjidhet menjëherë. Unë nuk e kuptoj, pretendon kryeministri me të drejtë sepse është dhe moment fushate që kurdo që të bëhet zgjedhje fitojmë. Bravo të qoftë, hajde bujrum të të themi bravo jo për 4 por edhe për 44 vite por eja në fushën e betejës. Kam frikë që është e dyshimtë, edhe ai dyshon.
Tashmë e njohim sepse gabimet janë në zinxhir, njëra- pas tjetrës. Nuk ka se si ta pranojë, çdo njeri reziston por kur e sheh që ka varjante të tjera.

Reagimi i Yuri Kim?

Unë e kam lexuar kur po zbrisja shkallët dhe po ngjisja të tjera. Nuk më duket korrekte por e shpejtuar. Flamuri amerikan valvitet kudo, në çdo moment apo tubim. Nuk e kuptojmë si mund të jetë një tubim pa flamurin amerika dhe europian. Mund të kishin vërejtje edhe europianët apo nuk e mbështesim, padyshim që në këtë manifestim nuk kishte punë apo mbështetje amerikane. Dhe të gjithë që erdhën erdhën me iniciativën e tyre. Unë mendoj që kam përshtypjen që me të vërtetë ambasada amerikan i sheh gjërat shumë kështu, por kam treguar me karikaturën time që nuk i sheh mirë gjërat në Shqipëri, sepse nuk e njeh mirë Shqipërinë, janë të rinj, se Yuri Kim e kemi pritur si thuhet me ujë të ftohtë.

Nuk kishte pse thoshte nuk e mbështes protestën. çfarë nuk mbështet, një protestë paqësore? Thotë një të vërtetë ajo, por si e marrin të tjerët. Jam njëçikë i dyshimtë me ndërkombëtarët. Duhet të jenë më korrektë, më direktë. S’kanë pse të flasin me ekuivoke. Fjalia t’i takojë njërit grup dhe ta marrë ai grup. Fjalia i takon atij.
Problemi është që unë nuk mendoj që dhe s’e kam menduar kurrë që do të qëndroj indiferent ndaj problematikës së vendit tim. Unë shoh çështë e mirë dhe çështë e keqe. Unë shoh cilët nga palët është i mirë, i keq, dhe manipulator dhe hajdut. Po dalin të gjitha, me dokumente. Se kuptoj pse kjo na revolton. Nëse do të revoltojë intelektualët, të ndershmit. Ka dhe nga ata që thonë çmë duhet mua? Por kur i preket interesi ngrihet. Të vijë me ne për të drejtën, për atë që duam të gjithë.”- u shpreh Kapexhiu.

Loading...