Vlorë – E zë poshtë skrepi që po kryente punime në rrugë, humb tragjikisht jetën këmbësori

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë.

Policia sqaron se ka mbetur viktimë 60-vjeçari N. H., i cili ka qenë duke ecur në këmbë, kur e ka zënë poshtë skrepi i një firme private, që po kryente punime në rrugë.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në një rrugë dytësore të fshatit Dukat, Vlorë, një këmbësor rreth 60 vjeç është zënë poshtë dyshohet aksidentalisht nga një skrep i një firme private e cila kryente punime në këtë rrugë. Si pasojë 60 vjeçari N.H ka humbur jetën.

Drejtuesi i skrepit është larguar nga vendi i ngjarjes por po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave.

Loading...