Vdes në spital 50-vjeçarja, i bëhet analiza për Coronavirusin

Një 50-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Korçës në rrethana ende të paqarta.

Burime bëjnë me dije se 50-vjeçarja vuante nga diabeti prej kohësh, e ndërsa kishte shfaqur probleme të frymëmarrjes gjatë shtrimit në spital, simptomë kjo e cila ka vënë në lëvizje mjekët e spitalit nëse bëhet fjalë për një rast me Coronavirus.

Mësohet se 50 vjeçarja vuante prej kohësh nga diabeti dhe ndodhej në reanimacion ndërsa kishte shfaqur probleme me frymemarrjen gjatë shtrimit në spital.

Analizat e gruas janë dërguar në Tiranë dhe pritet përgjigjja ditën e nesërme edhe pse paraprakisht mësohet se gruaja nuk kishte kontakte me persona nga vendet e tjera që mund te ishin të prekur nga Koronavirusi.

Spitali Rajonal i Korçës së bashku me stafin mjekësor kanë marrë masa ndërsa ende nuk bëhet e ditur nesë kemi të bëjmë me një rast të Koronavirusit.

Ditën e nesërme pritet të dalin analizat që do të sqarojne shkaqet e vërteta të vdekjes së 50 vjeçares.

Loading...