Jonida Vokshi tregon sa romantik është Besniku: ‘Shkruan mesazhe jo me telefon, por në letra, pusulla’

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi ishin mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin “Soiree”, me Jonida Shehun.

Çifti shumë i dashur për publikun kanë folur për njohjen e tyre, martesën, shtatzëninë dhe kanë zbuluar dhe detaje të reja shumë të ëmbla, si pusullat që Besniku i shkruan Jonidës.

Kush thotë më shumë fjalë dashurie nga ju?“, ia ka pyetur moderatorja. Çifti kanë zbuluar se ndryshe nga ç’ndodh zakonisht në ditën e sotme, mes tyre ekzistojnë letrat e bukura të dashurisë.

“Unë, madje dhe i shkruaj. Kur çohem në mëngjes, ia lë një letër në tavolinë…”, ka treguar Besniku, ndërkohë që tregimin e tij e ka përfunduar Jonida, duke zbuluar gjestin e ëmbël të bashkëshortit.
“Shkruan mesazhe jo me telefon, por në letra, pusulla”, tregoi aktorja.

Loading...