Një hotel i ri me të gjitha komoditetet i shtohet bregdetit të Vlorës.
Një hotel me 150 dhoma, 13 suita familjare, 4 restorante i është shtuar magjisë së bregdetit të zonës pas Ujit të Ftohtë.
“Në Vlorë investim i ri, me standarde bashkëkohore, 150 dhoma, 13 suita familjare dhe 13 suita junior, 4 restorante, pishinë e kënd sportiv, dy salla mbledhjesh dhe eventesh. Teknologji e kohës e aktivitete rekreative”,- thekson Klosi.
Ministri është duke zhvilluar një tur takimesh me komitetet rajonale të turizmit në të gjithë vendin, në kuadër të sezonit të ri turistik.
Gjatë takimeve diskutohet dhe mbi procesin e certifikimit të kategorizimit të hoteleve sipas rretheve, ndarjen e vijës bregdetare 80 % për privatët dhe 20% publik, lidhja e kontratave me subjektet private, aksionin e pastrimit dhe të tjera masa që duhen marrë para çeljes së sezonit turistik./atsh