Sipas NASA-s nëse trupi qiellor do të ishte përplasur me planetin tonë, do të shkaktonte pasoja të mëdha në mbarë globin shkruan Tgcom 24.
Asteroidi i quajtur 52768 (1998 OR2) është pikasur për herë të parë në 1998.
Ai është klasifikuar si “potencialisht i rrezikshëm” për shkak se kalon shumë pranë orbitës së Tokës, rreth 6 milionë kilometra, por nuk është në listën e Nasës për objektet që rrezikojnë përplasjen.
Sipas astronautëve ekziston një mundësi në 50 mijë që një asteroid i tillë të godasë Tokën në 100 vitet e ardhshme.
Ky cilesohet vërtet asteroidi më i madh që i afrohet Tokës brenda këtyre dy muajve, megjithatë nuk është më i madhi që na ka trembur ndonjëherë, nderi për këtë i takon 3122 Florence, i cili na erdhi shumë pranë shtatorin e vitit 2017, por fatmirësisht jo aq sa të përplasej.