Ngjarja u shënua rreth 15:00 të pasdites së djeshme, në nnjë zonë në periferi të Fiuggi.
Florian Shehu e kishte takuar sipërmarrësin italian si duket për tu sqaruar.
Synimet e ish-punëtorit ishin të kërkonte nga sipërmarrësi një punësim të ri, por përballë rezistencës, ai nxori një armë me të cilën fillimisht e kërcënoi 57-vjeçarin dhe më pas qëlloi dy herë ndaj tij.
Njëri prej plumbave e goditi në njërën këmbë, ndërsa tjetri goditi makinën e sipërmarrësit.
Këto ishin momente terrori për biznesmenin, i cili edhe pse u plagos duke qenë brenda automjetit të tij, ai arriti të ndizte makinën duke u larguar me shpejtësi dhe thirri në ndihmë karabinierët.
Shqiptari ndërkohë kishte ikur në drejtim të Fiuggi Fonte.
Gjashtë patrulla të policisë u vunë në ndjekje të tij.
Pas kërkimeve, e gjetën atë pranë një bari në zonë dhe pasi morën masat paraprake për të shmangur rrezikun për kalimtarët e rastit, policia arriti ta bllokonte duke e prangosur.
44-vjeçari kishte hedhur armën, e cila u gjet menjëherë nga policia afër vendit të arrestimit.
Bëhet fjalë për pistoletë kalibër 7.65, e cila iu nënshtrua konfiskimit, citon ora.