Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe ka dhënë alarmin për daljen e lumit Shkumbin nga shtratit, duke i bërë thirrje banorëve të disa fshatrave që të largohen vetë duke marrë me vete edhe kafshët që kanë nën zotërim.
Me një shënim në facebook, ndërsa ka postuar edhe foto të lumit Shkumbin të tej fryrë nga reshjet e orëve të fundit, Braçe shkruan se të rrezikuar janë fshatrat Cermë e Sipermë, Proshkë, Cermë Pasha, Cermë Shkumbin dhe Sulzotaj, ndërsa thotë se banorët duhet t’u binden menjëherë urdhrave të autoriteteve.
Postimi i plotë:
LUMI SHKUMBIN PO DEL NGA SHTRATI!
Cdo banor i fshatrave Cerme e Siperme, Proshke, Cerme Pasha, Cerme Shkumbin, Sulzotaj, ti bindet urdhrave te kryepleqve dhe policise per tu larguar vete dhe cdo kafshe, mjete nga toka e argjinatures se lumit-buza e lumit deri ne argjinature! Menjehere! Bindjuni urdherave te autoriteteve! /Panorama