Kur e mbushim dietën tonë ushqimore me ushqime që kanë përbërje të lartë antioksidantësh, yndyrna të shëndetshme, ujë dhe lëndë të tjera ushqyese, trupi do na tregojë se sa e vlerëson këtë nëprmjet organit më të madh: lëkurës.
Në fund të fundit, lëkura është shpesh pjesa e parë e trupit që na tregon problemet e brendshme.
Disa nga ushqimet më të mira kundra plakjes që e japin efektin e tyre që brenda trupit deri jashtë në lëkurë janë:
1. Specat e kuq (jo djegës)
Specat e kuq kanë një përmbajtje të lartë vitamine C, që është shumë e mirë për prodhimin e kolagjenit. Përveç kësaj specat e kuq janë të mbushur më antioksidantë të fuqishëm që quhen karotenoidë.
Karotenoidët janë pigmente bimore, përgjegjëse për ngjyrat e kuqe, të verdha dhe portokalli që kanë shumq fruta dhe perime. Ato kanë një sërë vetish anti – inflamatore dhe mund ta mbrojnë lëkurën nga dielli, ndotja dhe toksinat mjedisore.
2. Boronicat
Boronicat janë të pasura me vitamina A dhe C, si dhe një antioksidant shumë të mirë kundra plakjes që quhet antocianinë.
Këta antioksidantë të fuqishëm ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës ndaj dëmtimit nga dielli, stresi dhe ndotja duke kontrolluar përgjigjen inflamatore dhe parandaluar humbjen e kolagjenit.
3. Brokoli
Brokoli është një ushqim me veti anti – inflamatore dhe kundra plakjes i mbushur me:
• Vitamina C dhe K
• Një sërë antioksidantësh
• Fibër
• Kalcium
• Luteinë
• Folate
4. Spinaqi
Spinaqi është shumë hidratues dhe përmban antioksidantë që ndihmojnë në oksigjenimin dhe gjallërimin e të gjithë trupit. Është i pasur me:
• Vitamina A, C, E dhe K
• Magnez
• Hekur
• Luteinë
5. Arrorët
Shumë arrorë (sidomos bajamet) janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, që ndihmon në riparimin e lëkurës, mbajtjen e lëkurës së butë dhe mbrojtjen e saj nga rrezet ultravjollcë. Arrat përmbajnë acide yndyrore omega – 3 që kanë veti anti – inflamatore dhe mund të ndihmojnë në:
• Forcimin e membranës së qelizave të lëkurës
• Mbrojtjen nga dielli
• I japin lëkurës shkëlqim