Itali – Mbyllet emisioni ‘Le Iene’, një pjesëtar i stafit i prekur nga Koronavirusi

Koronavirusi ka prekur edhe stafin e emisionit të famshëm “Le Iene”, emision që u bë i njohur për publikuar shqiptar pasi solli në skenë rastin e Alvin Berishës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se prestarët e stafit kanë marrë një mesazh ku u është kërkuar që mos të paraqiten në redaksi pasi një pjesëtar ka rezultuar i kontaminuar.

Atyre u është kërkuar në formë këshillimi që të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë.

Ndërsa sa i përket pjesës tjetër të televizionit do të fillojnë punën normalisht.

Edhe ne faqen zyrtare te emisionit eshte njoftuar se per puntatat e ardhshme do te vendose ne varesi te situates.

Loading...