E ftuar në “Mos i fol shoferit”, me Rudina Dembacaj, ishte moderatorja e njohur, Roza Lati.
Ajo ka folur shumë mbi femrat dhe ka dhënë mesazhe të forta në ditën e dedikuar për to.
Roza gjithashtu ka folur edhe për fëmijërinë e saj të vështirë dhe momentet e dhunës që i ka parë nga afër.
Kur u pyet për atë periudhë të jetës së saj, Roza u shpreh se nuk ka qenë aspak e bukur. “Jo dhe aq të bukur.
Edhe nëse jam pak rebele në çështjen e të drejtave të femrave, jam sepse në thelb e kam të rritur që në fëmijëri këtë frymën negative që është kundrejt femrave”,u shpreh ajo. Më pas Roza shtoi më shumë detaje, duke i dhënë forcë shumë femrave me historinë e saj.
“Jeta ime filloi të zbukurohet kur isha 9 vjeç, kur mua mu ndanë prindërit. Pashë që mami ishte e lumtur, ishte e qetë, plus edhe fillova t’i shmangesha edhe skenave të dhunshme brenda në shtëpi sepse normalisht po jetoja vetëm me mamin. 9 vjeçe dhe më tej unë vazhdova të bëhesha sociale, të përqafoja.
Kur isha 9 vjeçe dola para pasqyrës, qava, pashë veten time duke qarë dhe thashë ok Roza ne do bëjmë një pakt, ose unë nga ky moment do ndryshoj stil jete, do jem sociale, do jem e dashur dhe do harroj se çfarë më kanë parë sytë, unë mbase do e shijoj jetën. Nëse unë do vazhdoj ta bëj jetën me hijen dhe fantazma nga mbrapa çfarë më kanë parë sytë dhe kam përjetuar, jam e bindur që kur të rritem, do përfundoj si e humbur, anti-sociale dhe që nuk do shijoj jetën”, tha moderatorja.
Roza është treguar gjithmonë e hapur të flasë për jetën e saj, pa patur asnjë lloj kompleksi.