Flet 31 vjeçari i izoluar tek infektivi: ‘Askush nuk më ka thënë se jam i prekur nga koronavirus.S’kam asnjë përgjigje. Unë jam top, por më ka kapur paniku. Jam trembur për…’

Një 31 vjeçar i cili ka ardhur nga Milano dhe ndodhet i izoluar tek infektivi në një lidhje telefonike ekskluzive për Ora News shprehet i shqetësuar për situatën.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje se një djalë 31 vjec nga Tirana i cili kishte udhëtuar nga Milano, kishte rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Djaloshi vetë thotë se asnjë nga mjekët nuk i ka komunikuar atij rezultatet vetëm e kanë vendosur në të njëjtin vend me ata që kanë dalë pozitiv nga koronavirusi.

“Ka dalë ministria e Shëndetësisë në publikim zyrtar e thotë që unë jam i prekur nga koronavirus por mua askush nuk më ka thënë se jam i prekur nga koronavirus. Kam mbi 36 orë i izoluar. Ka ardhur dje një doktor më ka marrë analizat dje dhe nuk ka ardhur askush tjetër, vetëm infermierët. Edhe infermierët janë të cuditur e nuk e dinë si ka mundësi që jam i infektuar.

S’kam asnjë përgjigje. Unë jam top, por më ka kapur paniku. Jam trembur për familjarët e mi nuk po i bëjnë tamponët. Kam takuar shumë miq dhe shokë, kam frikë për ta“

Ai tregon se kishte udhëtuar në të njëjtin avion me gruan nga Lushnja e cila pak ditë më parë ishte paraqitur në Infektiv dhe menjëherë më pas kishte shkuar vetë me këmbët e tij dhe kishte insistuar per te bere tamponin.

DEKLARATA:
“Unë jam 31 vjeçari për të cilin Ministria e Shëndetësisë dhe Erjon Braçe pretendoi se jam infektuar me koronavirus. Këtu jam te karantina, jam izoluar që prej orës 00:00 të natës së të dielës. Nuk më kanë sjellë asnjë përgjigje që jam me koronavirus, infermierët këtu nuk e pranojnë që jam me koronavirus.

Nuk arrij të kuptoj këtë lojën që publikisht nxjerrin të dhënat e mia dhe thonë se jam me koronavirus ndërkohë këtu nuk vjen askush të ma konfirmojë. Se kuptoj se pse po e bëjnë këtë propagandë në emër timin. Nëse telefoni është i fikur më vonë do të thotë se ma kanë bllokuar këta. Nuk është normale të rrish më shumë se 36 orë në karantinë pa marrë një përgjigje”.

Loading...