Sporti botëror është në krizë të madhe.
Koronavirusi ka nënshtruar pothuajse tërë botën, përfshirë edhe sportin.
Vendi më i prekur në Evropë është Italia, nga aty ku po rritet me të madhe numri i të infektuarve dhe të vdekurve.
Por, nga Italia vjen një lajm tejet interesant.
Një foto që daton nga viti 2004, është shfaqur tani në rrjetet sociale.
Skuadra e Catanzaro që luftoi për hyrjen në Serie B në edicionin 2003/04, lojtari i tyre më i mirë ishte Giorgio Corona.
Tifozët e Catanzaros thjesht e adhuruan atë, derisa ata shfaqën edhe një flamur ku lexohej:
“Virusi infetti da Corona”, që në shqip do të thotë ‘i infektuar me koronavirus’./Zëri
Loading...