Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i kërkoi qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.
“Duhet të izolojmë kontaktet panevojshme. Qytetarët duhet të mbajnë distancë nga njeri-tjetri. Sepse nuk dimë kush është i infektuar apo jo. Edhe unë mund të jem i infektuar, ende nuk e di këtë.
Kjo është një betejë që të gjithë së bashku mund ta fitojmë.
Ne do të jemi në dispozicion si gjithmonë. Telefonojeni nr.127 nëse keni nevojë. Presim një shtim të numrit të të prekurve pasi kjo është normale. Po ndodh ajo që ka ndodhur në vendet e tjera”, tha Brataj duke theksuar se në këtë periudhë ne kemi virozat e gripit që shkojnë deri në 400 raste në ditë, por nuk bëhet kaq alarm.
“Nuk ka të fshehta, a do të ketë shtim të numrit, patjetër që mund të ketë. Kemi edhe të panjohurën e këtij virusi. Është trefishuar numri i atyre që telefonojnë 127 për të pasur informacion. Mbi 90% e rasteve e kalojnë me sukses në shtëpi një situatë të tillë.
Virusi ka një shpërndarje të shpejtë, ndaj do apeloja që gjithsecili të rrijë në shtëpinë e vet, duhet të bëjmë atë që bëri bota, u izolua, nuk ka rrugë tjetër, ju lutem qytetarëve, duhet të izolojmë kontaktet.
Për fat të mirë transmetimi bëhet nëpërmjet spërklave dhe jo nëpërmjet ajrit. Duke ndjekur këshillat e specialistëve mund të fitojmë këtë betejë. 127 do t’ju jap informacion, mbështetje, por jo spital, sepse spitali mund t’ju jap një tjetër virus……Është trefishuar numri i atyre qe telefonojnë në numrin 127 për të pasur informacion. Mbi 90 % e rasteve e kalojnë me sukses në shtëpi një situatë të tillë.
Prandaj është shumë e rëndësishme të kufizojmë lëvizjet që të kufizojmë përhapjen. Në rast se keni shenja të sëmundjes telefononi numrin 127 dhe jo të shkoni direkt në spital për të ruajtur veten nga viruset e tjera dhe për të minimizuar përhapjen për personat e tjerë”, përfundoi ai.