1 mijë euro pagë mujore për cdo mjek që ndihmon betejën ndaj koronavirusit

Kryeministri Edi Rama teksa ka mbledhur qeverinë për masat e ndërmarra për parandalimin e koronavirusit.

Shqipëria ka konfirmuar deri më tani 10 të prekur nga koronavirusi, ndërsa janë kryer 114 teste ndaj personave të dyshuar.

Ndërkohë Rama ka thënë se të gjithë infermierët dhe mjekët që shërbejnë për pacientët e prekur nga koronavirusi do të paguhen nga 1 mijë euro.

“Do ti paguajmë atë persona dhe mjeket e infermierët nga 1000 euro ndërsa shoferët 500 euro. Ka disa figura të mëdha mjekësia. Mendja dhe eksperienca janë pasuria më e çmuar. disa njerëz që janë dinamik edhe pse janë në pension janë të ftuar.

Edha ata do të paguhen 1 mijë euro për të kontribuar në këtë luftë. Nuk e përsëris për asnjë zmadhim. Nuk e kam zmadhuar. Është një armik. Ky virus është një armik do të bëjmë çmos që të përballojmë këtë armik. Dhe do ta vrasim si një armik. Do të zvogëlojmë plagët dhimbjet dhe humbjet. Në vendin fqinj po qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë.” tha Rama.

Loading...