Rama:Nga neser, 5 mije euro gjobe cdo te kthyeri nga Italia qe kapet ne rruge

Qeveria shqiptare ka marre masa te reja shtese ne lidhje me koronavirusin duke kufizar levizjen e personave te kthyer nga Italia dhe nga Greqia, dy vende qe kane konfirmuar nje numer ne rritje te te prekurve nga koronavirusi.

Me nje video mesazh nga zyra e tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se duke nisur nga dita e neserme, 12 mars, ne rruge do te dalin police te rendit dhe efektiva te policise ushtarake.

Sipas tij, ata do te kontrollojne automjetet, dhe tha se cdo person qe ka ardhur nga Italia dhe nga Greqia gjate 14 diteve te fundit do te gjobitet me 5 mije euro nese nuk qendron ne shtepi, citon lajmifundit.al. Rama beri me dije se keta shtetas do te pengohen te kthehen ne Itali nese nuk kane paguar gjoben e vendosur ndaj tyre.

“E di se do bezdiseni nga postblloqet dhe kontrollet e shumta, qe do t`ju vonojne, nuk do te doja te isha ne kete pozicion, por keto jane masat qe kerkohen ne kete beteje”, tha Rama.

Loading...