Rama i prerë me masat ‘koronavirus’: Mbyllen të gjitha lokalet e restorantet

Kryeministri Edi Rama merr vendimin e prerë për mbylljen e të gjitha restoranteve, bareve, klubeve, në Tiranë dhe Durrës, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Rama njofton në “Facebook” se ky vendim është marrë, “duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend”.

Duke paralajmëruar se lokalet mund të mbyllen dhe në qytete të tjera, kreu i qeverisë thekson se kjo nuk është kohë pushimesh dhe argëtimesh, por kohë lufte.

Mesazhi:

🔴 NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!

🔴 KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!

Loading...