Rrëfimi i britanikut, që u shërua nga koronavirus

Connor Reed është ndër njerëzit e parë që është prekur nga virusi Corona, diagonostifikimi i tij u vonua, por ai ja doli të shërohej. Connor rrëfen hap pas hapi se si ndjeu simptomat e para, duke menduar se po kalonte grip dhe se si ja doli të shërohet.

“Njerëzit nuk duhet të bëjnë p anik, ata duhet t’a ndihmojnë njëri-tjetrin në këtë kohë krize që po kalojmë”, thotë mësuesi britanik Connor Reed, i cili punon në Wuhan të Kinës.

Ai tregon se u sëmur në fund të muajit nëntor dhe simptomat e para ishin të njëjtat me ato të një ftohjeje të zakonshme, si kolla, rr ufa, dhe një lloj dh imbjeje pas syve. Për Connor kjo është pikërisht faza kur një person mund të jetë më i rr ezikshëm për ambientin përreth pasi mund të infektojë të tjerët pa vetëdije, sidomos në kohën kur i ndodhi atij. Asokohe askush nuk kishte dëgjuar për Koronavirusin.

Për fazën e dytë, kur simptomat fillojnë dhe janë të ngjashme me ato të gripit, ai thotë se mund të ngatërrohesh më shumë. “Kjo pasi të duket sikur po e kalon të ftohurën, megjithatë virusi të g odet menjëherë dhe shëndeti yt përkeqësohet”, thotë Connor, për LADbible UK. Është si një “grip i keq”, që të detyron të qëndrosh në krevat dhe të mos bësh asgjë. Më pas të fillojnë problemet me veshët, me fytin, ke kollë shumë të keqe, e cila të ndryshon edhe zërin. Connor i përshkruan simptomat jo vetëm si të vështira fizikisht por edhe psikologjikisht.

Nisja e fazës së tretë është si një përsëritje e asaj të dytës, pra fillon të ndihesh sikur po shërohesh nga gripi dhe ditën tjetër virusin avancon duke u shndërruar në pneumoni. Sipas djalit britanik kjo ishte faza më e fr ikshme, i dukej sikur nuk merrte frymë nga mushkëritë por nga një qese kartoni, nuk mund të mbushej dot me frymë plotësisht. Situata për të ishte mjaft e keqe dhe ajo çka e bënte më të vështirë është se nuk kishte as teste mjekësore, prandaj nuk ju bënë analizat për një kohë të gjatë. Megjithatë, pas testimeve dhe analizave, ai arriti të shërohej. Kjo falë imunitetit të fortë dhe kujdesit të treguar.

Ndërkohë, për sa i përket situatës në Wuhan, ai thotë se gjithçka është mbyllur, askush nuk punon më dhe gjërat që dikur mund t’i blije me lehtësi, tani të duken si gjëra luksi. Askujt nuk i lejohet që të shkojë personalisht të bëjë pazaret, gjithçka bëhet sipas rregullave të komunitetit, madje dhe ushqimet shpërndahen në shtëpitë e njerëzve, nuk lejohen të dalin jashtë, secilit i është dhënë një numër dhe kur ai numër thirret, mund të shkosh jashtë dhe t’i japin ushqimet me anë të një shkopi të gjatë që të mos kenë kontakt me ty. Pronarët e bizneseve, ashtu si njerëzit e thjeshtë janë izoluar në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu Connor thotë se në momentin kur qyteti u vendos në karantinë, problemet erdhën për shkak se njerëzit ishin në panik. Prandaj ai këshillon që në çdo vend ku Koronavirusi ka ardhur, njerëzit nuk duhet të udhëhiqen nga pa niku, thjesht duhet të ndihmojnë veten dhe njëri-tjetrin.

Loading...