Kryeministri Rama iu dërgon ‘sms’ personal shqiptarëve, ja porosia që jep

Kryeministri Edi Rama porosit shqiptarët të lajnë duart, të mos lëvizin nga shtëpia për qejf dhe të hapin dritaret.

Bëhet fjalë për një sms që kreu i qeverisë ua ka dërguar qytetarëve shqiptarë duke i dhënë disa porosi për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa të mundesh. Ruaju nga informacioni i rremë. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!”, shkruan kryeministrit në sms-në e tij.

Loading...