Koronavirusi nuk ndal rindërtimin pas tërmetit, Rama: Projekti nis me 59 shkolla dhe konviktet e studentëve

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin për të nisur fazën e parë të rindërtimit pas tërmetit në arsim, ku do të përfshihen 59 shkolla të reja, godinat e reja të të gjithë konvikteve të Universitetit Bujqësor dhe 4 godina të reja konviktesh në Qytetin Studenti.

Rama thekson se koronavirusi nuk do të ndal projektet për rindërtim të shtëpive, shkollave dhe spitaleve që u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Sapo u firmos Vendimi i Këshillit të Ministrave, për financimin e parë të Programit të Rindërtimit për Arsimin.

59 shkolla të reja

– godinat e reja të të gjithë konvikteve të universitetit bujqësor

– 4 godina të reja konviktesh në qytetin studenti

#FuckingCorona nuk do t’i ndalë as do t’i zvogëlojë planet ambicioze të jetësimit të Programit të Rindërtimit të Shtëpive, Shkollave, Spitaleve e Qendrave Shëndetësore që u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit’, shkruan Rama.

Loading...