‘Do armatosemi deri në dhëmbë …’, Rama: Koronën do e marrim seriozisht, numri i të prekurve do rritet

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa të tjera për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të shumta të qytetarëve nga “Facebook”, kreu i qeverisë tha se të gjithë duhet të armatosemi deri në dhëmbë me durim për të luftuar këtë situatë, që sipas tij, nuk bën punë as tanket e as flotat ajrore.

“Nëse keni rast vdekjesh, larg qoftë, e mira është të kurseni sa më shumë praninë e të tjerëve. Do të armatosemi deri në dhëmbë me durim, nuk ka tank apo flotë ajrore që na bën ballë me këtë armik, përballet vetëm duke u mbrojtur maksimalisht”, tha Rama.

Më tej, Rama theksoi se numri i të infektuarve do të rritet patjetër, por masat e rrepta po merren, për të ngadalësuar ritmet e përhapjes.

“Ne do ndjekim qasjen e ndalimit strikt, që të parandalojmë përhapjen e koronavirusit. Koronën do ta marrim masivisht si një virus gripi, por njësoj si me virusin e gripit, 80% e jona nuk do ta marrin vesh kurrë nëse e patën apo jo, sepse nuk do të kenë asnjë simptomë. 20% kanë simptoma, por edhe këto, 80% e këtij 20% e kalojnë lehtë, ndërsa pjesa tjetër kanë nevojë për hospitalizim.

Sa i përket udhëtimeve, të gjithë ata që kanë bileta me AirAlbania do të kenë të rezervuar vendin, kur të hapen fluturimet. Kjo iu është kërkuar dhe kompanive të tjera.

Masat nuk ndalojnë ardhjen e virusit, por na japin mundësinë të ngadalësojmë shpërndarjen. Nëse shkojmë të gjithë në stadium apo ku ka grumbullime stimulojmë shpërndarjen e virusit. Numri i të prekurve do të rritet patjetër, mos prisni të rrimë në këto numra ku jemi sot, por ta ngadalësojmë me masa. Kjo nuk është një shaka, ku secili mund të japë opinionin e tij”, shtoi ai.

Loading...