Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur vleresim për punën e palodhur personelin e spitalit Infektiv në Tiranë, i cili është kthyer tashmë në karantinë për personat e prekur nga koronavirusi.
Basha thekson se këta mjekë janë heronjtë tanë, ndërsa shpreson që t’u japë Zoti forcë e kurajo për të përballuar këtë sfidë. Mes të tjerash Basha pohon se e gjithë Shqipëria i sheh mjeket me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!
MESAZHI I BASHËS
Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë!
Jeni heronjtë tanë!
Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkëqytetarëve tuaj.
Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!
Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!