Mesazhi prekës i mjekëve dhe infermierëve të Infektivit: ‘Do dalim shëndoshë e mirë nga ky mision’

Të veshur me veshjet e specializuara, mjekët, infermierët, sanitaret e spitalit ‘Infektiv’ janë në krye të detyrës dhe kanë një mesazh për të gjithë shqiptarët, e sidomos fjalia e fundit e thënë nga ata, është ajo që duhet të mos e harrojmë në asnjë moment.

Më poshtë po ju sjellim albumin me fotot nga ‘Infektivi’ të postuar nga një infermiere, ku mesazhi i tyre dhe veshja profesionale na mbush me shprese, pasi ata janë padiskutim heronjtë e heshtur.

“Per te gjithe ju qe na shihni cuditshem kur ne futemi te godina e spitalit Infektiv , te kthyer ne karantin tashme⛔️❌.

Jemi ne infermieret,mjeket,sanitaret ato q kemi qene gjithmon ne sherbimin tuaj vecse tani ka ndryshuar uniforma jone. Por ne jemi serisht te njejtet vecse ne nje mision te veshtire qe t gjithe ju sdo e kuptoni!

Ne jemi me të rrezikuarit nga te gjithe , ne rrezik esht dhe familja jone ndaj Ju lutem mos na shihni cuditshem e mos na pyesin si ja dalim !

Se ne të gjithe bashke ja dalim dhe të gjithe bashkë do dalim shendosh e mir nga ky mision ! Me mbeshtetjen e madhe te shefes sone prof.

Najada Çomo do ja dalim jam e bindur per kete !Ju lutem ju qendroni ne shtepi ! Ama ne nuk mundemi ! Lutem per stafin tim , per Kliniken e pare te spitalit infektivit ! 🙏🏻🙏🏻🙏🏻/bw

Loading...