(sipas motiveve të poezisë “Kur të jesh përzitur shumë” nga Dritëro Agolli)
Në rrugë s’do dal, do jem larguar,
në karantinë, me gjithë të tjerë.
Në kafenenë e preferuar
s’ka më klientë, as kamerierë.
Dhe nëpër rrugët ku kam ecur
s’do ndihet kolla ime e thatë.
Kam blerë ushqime, në shpi jam mbyllur,
e s’dal më jashtë as ditë, as natë.
Po kur të jesh mërzitur shumë
nëpër Netflix apo Facebook,
zgjatu në raft e merr një libër,
boll shkove ditët si bythëpambuk.
Mjafton që librin pak ta hapësh
dhe do kuptosh sa shumë ke humbur,
se jeta s’është baste dhe Champions,
as Instagram me filtra t’bukur.
Tek shkojmë orët mbyllur brenda,
mendojmë virusin e pabesë,
rri pak në heshtje, njihu me veten,
dhe do kuptosh se prapë ka shpresë.
Lëre smartphone-in dhe lap-top-in,
kalo ca ditë vetmitare,
mëso t’i hapësh zemrën vetes
shijo qetësinë magjistare.
P.S. Mos harro të lash duart.
Përshtati: L Lali Thomai
@laberianews