Braçe thotë se Policia ka emrat e të gjithë personave që janë kthyer nga Italia 3 javët e fundit dhe do i trokasë në derë për të parë nëse po vetëkarantinohen apo jo.
Po ashtu ai shprehet se qeveria nuk mund të lejojë që personat që thyejnë rregullat e vetëkarantinimit të infektojnë të tjerë, kështu që do të ndalohen nga Policia dhe do të gjobiten.
Fier është për Braçen qarku që e shqetëson më shumë pasi sot sipas tij ishte neglizhent dhe shpërfillës ndaj masave dhe rrezikut.
STATUSI I ERION BRAÇES
KESHTU E PASHE 1/3 SHQIPERISE,
NGA TIRANA NE FIER,
NGA MENGJESI NE MESDITE!
Pas nje rrugetimi me shume se kater ore, dua te them disa gjera;
1. SHUME FALEMINDERIT MILIONA NJEREZVE NE TRE QARQET ME TE MEDHA TE VENDIT PER BINDJEN NDAJ RREGULLAVE, SAKRIFICEN PER TI DHENE NJE STOP JETES AKTIVE E PER TE QENDRUAR NE SHTEPI;
2. SHUME FALEMINDERIT DISA MIJERA SHERBYESVE TE SHTETIT NE RRUGE, QENDRA SHENDETESORE,
SPITALE E URGJENCA, BURRA E GRA, POLICE, USHTARAKE, MJEKE, INFERMIERE, SHOFERE E SANITARE,
NE VIJEN E PARE E NE GADISHMERI PER TE GARANTUAR RREGULLAT, PERBALLUR ME PERHAPJEN E KORONA VIRUSIT, SHPETUAR JETE NJEREZISH;
3. JAM I SHQETESUAR PER DISA MIJERA TE ARDHUR TRE JAVET E FUNDIT NGA ITALIA KRYESISHT,
KTHYER NE SHTEPITE E TYRE NE QYTET E VECANERISHT NE FSHAT;
NA MIREKUPTONI,
JU NUK MUND TE DILNI NGA SHTEPITE NE RRUGE, NE SHESHE QYTETI APO FSHATI, KAFENE ENDE TE PAMBYLLURA!
CDONJERI NGA RASTET E EGZAMINUARA DERI TANI KA HISTORI UDHETIMI ME ITALINE APO KONTAKTESH ME NJEREZ TE KTHYER NGA ITALIA!
NE NUK MUND TE LEJOJME TE INFEKTOHEN TE TJERE NJEREZ;
JU DUHET TE RRINI NE SHTEPI
PER 14 DITE ME RRADHE!
POLICIA E SHTETIT TANI KA EMRAT,
BASHKE ME ZYRTARET VENDORE DO TROKASE NE DYERT TUAJA E DO GARANTOJE QENDRIMIN TUAJ NE SHTEPI!
KUSH DEL DO KETE 5000 EURO GJOBE, KUSH DEL SERISH DO NDALOHET NGA POLICIA!
4. ME SHQETESON SHUME FIERI;
E PASHE SOT NEGLIZHENT, SHPERFILLES, RELATIVIZUES TE RREZIKUT QE ESHTE KUDO!
DUHET TE NDRYSHOJE;
FIERI ESHTE QARKU I DYTE I SHQIPERISE NGA POPULLSIA E EKONOMIA, I PARI PER EKSPORTET,
ESHTE JETIK PER KETE VEND!
FIERI DUHET TE VLERESOJE REALISHT RREZIKUN, DUHET TE ZBATOJE RREGULLAT, DUHET TE RRIJE NE SHTEPI!
KAFENETE U MBYLLEN SOT,
MBYLLUR DO TE RRINE!
5. PO AQ SHQETESIM KAM PER ZONAT RURALE KU KA SHUME PUNE E PAK VEMENDJE TEK LAJMET, NJOFTIMET, REGULLAT, NDALIMI!
NJE PJESE E TE KTHYERVE NGA ITALIA JANE NE FSHTRA;
DUHET TE RRINE PER 14 DITE
NE SHTEPI!
POLICIA DO TE GARANTOJE ME CDO KUSHT VETEKARANTIKIMIN E TYRE!
6. MIJERA BUJQ PO PUNOJNE SOT NE TOKA E SERA, PO PRODHOJNE, FURNIZOJNE ME PERIME TE FRESKETA QYTETET, TREGJET TONA, PO EKSPORTOJNE;
PO MBJELLIN SERISH PA PUSHIM!
SHUME MIRENJOHJE PUNETOREVE TE BUJQESISE KUDO NE MYZEQE