Vetëkarantinohet personeli mjekësor që i shërbeu 61 vjeçares në Fier

Është vetëkaratinuar personeli mjekësor që I ka shërbyer 61 vjeçares që ishte shtruar në spitalin e Fierit.

E konfirmoi sot Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Personeli mjekësor që I ka shërbyer pacientes aq kohë sa ka qenë në spital është vetëkarantinuar” u shpreh zonja Fico.

61 vjeçarja ndodhet në terapi intensive në spitalin e infektivit në Tiranë, ku ndodhet dhe një 66 vjeçar nga Lushnja.

Ndërkohë personeli mjekësor që I ka shërbyer të moshuarës në qytetin e Durrësit I vetëkarantinuar është testuar dhe ka dalë negativë.

Deri tani ka shkuar në 38 numri i personave të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

Loading...