Një video e pazakontë ka mbërritur pak çaste më parë në redaksinë e JOQ Albania.
Siç shihet në video e dërguar nga një qytetar, një burrë shfaqet duke dhunuar një grua, e cila mendohet se është bashkëshortja e tij.
Më pas, disa të rinj i kanë bërtitur nga larg dhe ai më pas u tremb e nisi ta puthte gruan.
Sipas qytetarit, videoja është filmuar pranë Pazarit të Ri në kryeqytet, rreth mesnatës.
Ky episod i shëmtuar vjen në një kohë kur i gjithë vendi është mobilizuar për situatën e krijuar nga koronavirusi.
Ai shkruan:
Prsh joq, kemi nje video live ne 12 te nates nje mashkull duke rraf femren. Atij i bertiten djemt e grupit capital crew te tiranes dhe ai pas rrahjeve kthehet ne puthje dhe me tmira. Kto jan burrat sot qe kan ardh ne tiron dhe ne kohe virusi me rruget bosh rrafin grat.”