Lufta e tretë botërore ka nisur.
Opinion
Nga Çlirim Hoxha
Lajmet që tranmetohen çdo orë e çdo çast nga mediet botërore tregojnë një përhapje të shpejtë të virusit të rrezikshëm Covid-19. Numëri i të infektuarëve po rritet dhe akoma njerëzit nuk e besojnë rrezikun që po u troket te dera.
Shkënca botërore është vënë në garë se kush do ta prodhoi i pari vaksinën shpëtimtare të njerëzimit. E gjithë kjo situatë të çonë në një mendim: A është luftë me jëtën kjo përhapje dhe infektim, apo thjeshtë propagandë dhe vetëm kaq.
Dihet se fuqitë e mëdha botërore shpenzojnë me miliarda dollar dhe euro në vit për armatimet luftarake të zjarrit dhe ato biologjike të virusve vdekjeprurës. Askush nga këto fuqi nuk doli imune ndaj koronavirusit dhe më në fund arritën ta pranojnë se po pushtohen prej armikut të padukshëm që i ka shpallur luftë jetës në planetin tonë.
E gjithëe bota është mbërthyer nga ethet e pandemisë. Kjo pandemi nuk është një sojë si rrezatimi atomik. Rezatimi atomik është i menjëhershëm, fatal atje ku shpërthen, i rrezikshëm dhe me pasoja për vendet rreth ne rrotull, shtete dhe kontinentet gradualisht.
Njeriu ka krijuar vendstrehime për ti bërë ballë rezatimit atomik, por rrezatimi atomik është i dukshëm dhe është i matshëm me aparatura, kurse koronaviruesi është një armik i padukshëm, i pandritshëm, i pa shenjshëm në ditët e para, kështu që çdo njeri i pakujdesshëm mund të infektohet prej tij dhe jo vetëm të infektohet vet, por derisa të zbulohet se është i infektuar vet ai ka infektuar të gjithë ata me të cilët është takuar, duke filluar nga familjarët, prindërit, gjyshërit, fëmijët, nipër e mbesa, pastaj ka shëtitur ndër miq e shokë, ka shkuar në dyqane, në koncerte, në tubime, në autobuza, në tragete, në avion etj. Zinxhiri i infeksionit është bërë i gjatë si litarët e anijeve që ankorohen limaneve të botës.
Fuqitë e botës janë armatosur deri në dhemb me të gjitha arsenalet e armëve nga më modernet dhe sistemet e tyre raketore apo antiraket, por fuqitë e mëdha të botës nuk janë armatosur dot me armët antivurus siç është koronavirusi i ri apo Covid-19 i emërtuar nga OBSH. Kështu që, për shkak të pakujdesisë apo neglizhencës së tyre bota sot ndodhet e gjitha në luftë.
Kjo luftë nuk është si luftrat e lashta apo të mesjetës me shpata dhe shigjeta dhe as si Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Botërore me topa, tanke, nëndetëse e deri bomba atomike.
JO.
Kjo është Lufta e tretë botërore, e cila nëse nuk ndalet sa më shpejtë të jetë e mundur, mund t’ia kaloi me numër viktimash luftrave të vjetra që kanë kaluar mbi këtë planet tërë plagë.
Bota i ka mundësitë financiare dhe shkencore për ta ndalur këtë virues vdekjeprurës, këtë armik të padukshëm që po vret mijëra njerëz. Lajmet që vinë nga shkencëtarët australian apo ata izraelit janë shpresë-dhënëse, por deri sa vaksina kundër koronavirusit të jetë gati do të duhen disa muaj dhe deri atëherë bilanci mund të jetë tragjik.
Unë shpresoi se bota e qytetëruar do ta vërë nënë kontroll këtë virus, duke shpëtuar jetën, dhuratën më të bukur që i jepet një herë të vetme një qënie humane siç është njeriu i shekullit të 20-21.
Shqipëria ka marrë masa drastike për të këputur zinxhirin e infektimit nga njeriu te njeriu, prandaj le të ndërgjegjësohet çdo shqiptar për të mbrojtur veten dhe të tjerët duke iu bindur urdhërave dhe masave zyrtare.