Një aksident me pasojë plagosje ka ndodhur me fshatin Mize të baskisë së Divjakës.
E plagosura është identifikuar si Paola Daka 25-vjeç.
Ajo po drejtonte mjetin tip “Passat” por në shkaqe ende të paqarta ka dalë nga rruga dytësore duke u përplasur me një kamion të parkuar në rrugë që ishte ngarkuar me produkte ushqimore.
Si pasojë e kësaj përplasjeje 25-vjeçarja ka marrë plagë të rënda dhe po mbahet në vëzhgimin intensiv nga mjekët.
Sipas informacioneve të marra edhe pse sot nuk lejohet qarkullimi I makinave nga persona pa autorizim 25-vjeçarja e ka shkelur këtë urdhër pasi ajo nuk kishte autorizim për të udhëtuar me automjet.
Loading...