Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së shpalljes së lojtarit më të mirë të vitit nga France Football, ku do të jepet edhe Topi i Artë.
‘Sky Italia’ raporton se fitues i Topit të Artë këtë vit do të jetë mesfushori Luka Modric.
Cristiano Ronaldo do të jetë në podium, i renditur si i dyti, ndërsa pas tij do të vijë ylli i Atletico Madrid, Antoione Griezmann.
Dy këta të fundit, nuk pritet të jenë në ceremoninë që do të organizohet më 3 dhjetor (e hënë)në Parik.
Ronaldo ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë ceremoni, ndërsa ylli i Ateltico Madrid nuk do të mund të shkojë.
Kjo lë të kuptohet se në Paris do të jetë vetëm fituesi, Luka Modric, i cili po i jep fund dominimit të Ronaldos dhe Messit së paku në garën për Topin e Artë, pasi në fushë, këta dy të fundit duken larg të paarritshëm nga rivalët./Lajmi.net/