Dy shqiptarë janë kthyer në heronj në Austri pasi i shpëtuan jetën një të riu që po mbytej. Mediat austriake shkruajnë se një 23-vjeçari rrezikoi të mbytej në pishinën e mbuluar të Aqua Nova në Wr. Neustadt
Për fatin e tij të mirë, ndërhynë në kohë dy djemtë shqiptarë Ideal dhe Leutrim Kuburja. Ngjarja ndodhi kur kujdestari i pishines po diskutonte me një vizitor, kur një afgan 23-vjeçar u fut në pishinën sportive dhe rrezikoi jetën.
“Papritmas vëllai im bërtiti se dikush po mbytej dhe u hodh në ujë pa u menduar. Edhe unë notova deri te ai dhe pastaj e tërhoqëm së bashku me vëllanë tim nga uji”, thotë 20-vjeçari, Ideal Kuburja.
Më pas ishte një infermiere që i dha ndihmën e parëderi sa mbërriti ambulanca për ta transportuar më pas në spital
(e.f/BalkanWeb)