Në një postim në “Facebook”, spitali deklaron se kjo gjë bëhet në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Nëse nuk kanë mjet identifikimi do të duhet të presin deri sa të verifikohen lëvizjet e tyre nga sistemi tims.
THIRRJE PER TE GJITHE QYTETARET.
👉Ne kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Spitali Rajonal Fier u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët paraqiten në Pranim Urgjencë, Pediatri apo Maternitet të jenë të pajisur me Karta Identiteti ose Pasaporta.
👍Shërbimi ndaj qytetarëve është primar, ndaj dhe bashkëpunimi është i domosdoshëm”, shkruan spitali.
Loading...