Paloka: ‘Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm!Karantina nuk funksionon part time’

Pas masës drastike që prezantoi kryeministri Edi Rama ku pas orës 18:00 do të ndalohet lëvizja e këmbësorëve, vjen një reagim nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka.

Përmes një reagimi në “Facebook” Paloka e cilëson Ramën qesharak e të mërzitshëm. Sipas Palokës, dalja paradite dhe karantinë mbasdite, është tallje e dhimbshme për jetën e shqiptarëve. Po ashtu demokrati theksoi se koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Paloka theksoi se zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfërit.

REAGIMI I PALOKES
Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm! Deri në orën 18.00 lejon lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e makinave, grumbullimet masive ne qendrat e punës (fasoneri dhe call centers), shëtitjet në rrugë, por pas orës 18.00, qytetarët nuk lejohen të dalin në këmbë. Dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve, për faktin e vetëm se Edi Rama nuk do që të prekë lekët e oligarkëve të vet.

Koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Karantina nuk funksionon part time. Dikush duhet t’i thotë në bunkerin ku është izoluar se virusi nuk infekton part time. Zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfërit.

Loading...