“Lënia e këpucëve dhe rrobave jashtë shtëpisë është një rregull i mirë higjienik.
Të gjithë ata që bien në kontakt me ambiente potencialisht të kontaminuara duhet t’i lënë rrobat jashtë dhe pastaj të lajnë duart.”
Zyrtari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Walter Ricciardi ka folur për kujdesin që duhet të bëjnë dhe rëndësinë që duhet të kushtojnë ndaj vetes njerëzit që dalin në rrugën.
Ndërsa fliste mbi mënyrën se si transmetohet koronavirusi, Ricciardi tha se virusi përhapet përmes kontaktit, e për këtë arsye është i rëndësishëm izolimi në shtëpi dhe larja e shpeshtë e duarve.
“Praktika e dezinfektimit të rrugëve dhe sipërfaqeve është shumë e rëndësishme, si dhe është e nevojshme të mbani distancën tuaj dhe të lani duart shpesh.”
“Kur dikush del dhe prek objektet, në autobus ose në ashensor, ekziston rreziku që dikush që teshtit ose kollitet t’i ketë prekur fillimisht ato”, u shpreh zyrtari i OBSH-së.