Vendi më i prekur është edhe vendi nga ku filloi shpërthimi i koronavirusit, Kina me 3,213 të vdekur dhe 80,866 të infektuar. Megjithatë rastet e reja me koronavirus kanë ardhur duke u ulur.
Ndërkohë Organizata Botërore të Shëndetësisë e ka konsideruar Evropen si epiqendra e re e pandemisë COVID-19.
Vendi i dytë më i prekur është Italia me 1,809 viktima dhe 17,660 të infektuar. Prej disa ditësh vendi është shpallur zonë e kuqe.
Vendi i tretë më i prekur është Irani me 724 të vdekur dhe 13,938 të infektuar.
Ndërkohë edhe Shqipëria është prekur nga koronavirusi ku deri më tani është regjistruar një viktimë dhe 42 të infektuar.
Loading...