Kalo: ‘Larg çdo analogjije politizuese.Çka na ka bashkuar ndër shekuj ne stërnipërve dhe stërmbesave të Heroit tonë Kombëtar është ky Flamur Kuq e Zi’

LARG çdo analogjije politizuese….Çka na ka bashkuar ndër shekuj ne stërnipërve dhe stërmbesave të Heroit tonë Kombëtar është ky Flamur Kuq e Zi…..

Para tij jemi përulur dhe do të përulemi për sa kohë të frymojmë dhe të flasim të bekuarën Gjuhën Shqipe….KOHA na ka vënë përballë jo më një “Perandori të armatosur me ushta dhe me shpata”, POR një sëmundje po aq vrastare sa shigjetat e helmatisura të betejave të mesjetës, COVID-19……MOS HEZITONI të vendosni në ballkonet apo në dritaret e juaja këtë symbol të përbashkimit dhe të betimit tonë si Shqiptar, FLAMURIN tonë Kuq e Zi…..Unë e kam bërë këtë gjë dhe ju ftoj që edhe ju të bëni të njejtën gjë….”Rreth Flamurit të përbashkuar, me një dëshirë dhe një qëllim, të gjithë atje duke u betuar, TË LIDHIM BESËN PËR SHPËTIM.”….SË BASHKU dhe vetëm së bashku ne do të mundemi ta fitojmë edhe këtë betejë me një armik ta padukshëm, POR shumë-shumë të rrezikshëm dhe jetë-marrëse sikundër është Covid-19…..MANTELBARDHËT janë me ju, mendojnë dhe punojnë me përkushtim vetëm e vetëm për JU….Ju respektojmë ndaj dhe na dëgjoni, Ju duam ndaj edhe na besoni, Jemi me ju dhe për ju në krye të detyrës dhe të betejës ndaj Covid-19….DURIM, DURIM dhe vetëm DURIM… VETNDËRGJEGJËSOHUNI dhe QËNDRONI në shtëpi për të mbrojtur së pari jetët tuaja, POR edhe për të kursyer sakrificat, vetmohimin dhe jetët tona të vëna në rrezik duke ju shërbyer juve prindërve, motrave, vëllezërve e miqve tanë në këto kushte plot vetëmohim për STAFIN MJEKSOR…..Ditët dhe javët do të kalojnë shumë shpejt dhe NE DO MUNDEMI BASHKARISHT T’A FITOJMË KËTË BETEJË me Covid-19….”Se ZOTI vetë e tha me gojë, që Kombe shuhen përmbi dhe, por SHQIPËRIA do të rrojë, për te, për te luftojmë NE.”….WE WILL WIN!!!

Loading...