Mësohet se babai dhe vajza kanë shfaqur komplikacione me shëndetin, ndërsa janë nisur me autoambulancë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.
Gruaja, e infektuara e tretë me koronavirus vijon të qendrojë në shtëpi, pasi paraqet gjendje të qëndrueshme shëndetësore deri më tani.
Ndërkohë pranë spitalit të Fierit kanë mbërritur edhe ekipet e ISHP për të marrë tamponet për 17 mjekë, infermierë dhe sanitarë të këtij spitali të cilët ishin vetëkarantinuar prej disa ditësh, pas kontaktit që kanë pasur me një 61 vjecare, e cila kishte fshehur faktin që kish qenë në Itali, ku dhe mund të jetë infektuar.
Për të menaxhuar rastet spitali i Fierit u bëri thurrje të gjithë qytetarëve që paraqiten në Urgjencë, Pediatri dhe Maternitet të kenë me vete kartat e identitetit kur paraqiten në këto mjedise dhe të deklarojnë itinerarin nëse kanë pasur lëvizje jashtë vendit.