-frymëzime karantinore-
1.
Seç na mori malli, malli ç’na ka marrë,
Për një çikë të dukur, për një çikë të dalë.
2.
Kur vinte mëngjezi, dielli pa dalë,
Mirrnim ashensorin, zbrisnim ato shkallë.
3.
Më pas vin kafeja, ujët qelibarë,
Niste muhabeti, thashethemet radhë.
4.
Niste politika, hidh e prit me radhë,
Kush e kish me Ramën, kush me tjetrën palë.
5.
Kush vin gjer në Kinë, tjetri më matanë,
Rreth e rreth kafesë, sillnim gjithë dynianë.
6.
E, ç’na mori malli, shumë na ka marrë,
Për expres kafenë, për një çikë të dalë…
Loading...