Kryeministri Edi Rama reagoi sërish në rrjetet sociale.
Këtë herë ai ju drejtua atyre qytetarëve që ankohen për probleme të ndryshme të hasura gjatë këtyre ditëve në karantinë.
Rama u kërkoi atyre që t’i thërrasin mendjes dhe të kuptojnë që jemi në luftë.
Postimi i Rames:
O JU VËLLEZËR E MOTRA QË BËNI CA PYETJE SIKUR PO VUANI NGA DORA E ROBIT, JO NGA DORA E ZOTIT!
🔴A DO TA KUPTONI EDHE JU, SIÇ E KA KUPTUAR SHUMICA, SE KJO ËSHTË LUFTË E VËRTETË DHE PYETJA ËSHTË:
🔴PO T’I SHIHNIT AVIONËT QË JU BOMBARDOJNË MBI KOKË DHE PLAGËT QË HAPIN, A DO TI BËNIT ATO LLOJ PYETJESH?
🔴PRESIDENTI I FRANCËS MBRËMË I THA PESË HERË POPULLIT TË TIJ: JEMI NË LUFTË!
🔴JU LUTEM NDAJENI MENDJEN:
🔴JEMI NË LUFTË!
🔴NUK JENI NË SHTËPI SE DUA UNË, PO SEPSE KA NJË ARMIK QË KA SULMUAR VENDIN TONË!
🔴 PRANDAJ BËNI SECILI LUFTËN TUAJ DHE BËNI DURIM!
🔴NE PO BËJMË E DO BËJMË GJITHÇKA QË ËSHTË E MUNDUR MBI KËTË TOKË, PO NUK JEMI ZOTI DHE NUK ZGJIDHIM DOT ME MAGJI PROBLEME E HALLE QË JANË REALE, POR QË JANË PJESË E TË QENIT NË LUFTË!
🔴ASKUSH NUK DO TË BËNTE DOT MË SHUMË PËR JU, SE SA PO BËJMË DHE DO TË BËJMË DERI NË FUND, UNË DHE QEVERIA IME!
🔴ME MISH E ME SHPIRT!