DSHP Sarande do të jetë pranë nesh për dezinfektimin e mjediseve të punës, pas kërkesave specifike.
Në cdo radio dhe TV do të ofrohet asistencë pës kërkeses se Unionit të gazetarëve Sarandë.
Sot Drejtoria e Shendetit Publik në Sarandë dhuroi maska dhe masa mbrojtëse për gazetarët e këtij qyteti. Drejtori i këtij institucioni dr.Arian Kalcuni u shpreh se kjo është një ndihmë për punonjësit e medias që ashtu si mjekët janë në vijën e parë të kësaj situate të vështire të krijuar nga Covid 19.
Më herët Unioni i Gazetareve dega Sarandë i kërkoi DSHP ndihma konkrete për gazetaret gjatë kësaj kohe me raportime të shumta pranë qendrave ku mund të ketë persona të prekur me virusin vdekjeprurës. Punonjësit e medias tani kanë maska profesionale njësoj si ato të mjekëve duke qenë më të mbrojtur.
DSHP ofroi gatishmerinë që edhe në ditet në vazhdim të ofroje ndihma të tilla sa herë që të jetë e domosdoshme.