Tunduni nga vendi.
Opinion nga Çlirim Hoxha.
Fodullëku dhe mendjemadhësia nuk i duhet askujt veç mendjeve delirante dhe trimave të rrugës që e kanë ndarë mendjen me çdo gjë. Një luftë me të pa dukshmen është një nga luftrat më të tmerrshme që mund të ketë njohur historia. Ju e dini se kur na futet një mushkonjë në shtëpi dhe kur mushkonja na pickon kur ne nuk e kemi mendjen, na krijohet një ndjesi alarmante. Jo sepse pickimi është i hidhur, por sepse mushkonja mund të jetë e infektuar dhe infektimi mund të shkaktoi problem në ditët në vazhdim.
Megjithatë, megjithëse po flitet ditë e natë për të patur kujdes maksimal ndaj një armiku të padukshëm, akoma disa nuk po e kuptojnë, ose nuk duan ta kuptojnë se kjo është një luftë që duke qenë se ka marrë përmasa botërore unë e kam quajtur si Fillimin e Luftës së Tretë Botërore.
E veçanta tjetër e kësaj lufte është se mbi kokat tona nuk ka avion bombardues, në rrugët tona nuk ka tanke dhe autoblinda, nuk ka topa obuz dhe nuk dëgjohet gjëkundi kënga e ndonjë mirtalozi 12.7 apo ndonjë granadëhedhësi. Në det nuk ka nëndetëse raketalëshuese dhe asnjë aroplanmbajtëve, apo destrojeri armik.
Shumica e mendjeve inteligjente e kuptojnë këtë situatë, por ka ende, jo vetëm qytetar të kësaj bote që nuk duan ta kuptojnë, por ka edhe udhëheqës shtetesh, madje të fuqishme, që fryhen si gjela deti dhe shohin nga maja e Olimpit duke e quajtur veten të pa prekshëm. Kuptohet, ata vazhdojnë të besojnë se panvarsisht se zjarri ka rënë në fshat atyre nuk u rrezikohet shtëpia e tyre?!
Se çfarë ndodh nënë rrogozë në këtë botë të gjithë mund ta marrin me mend, kur lufta për të dominuar tregjet botërore është bërë imperative. Disa besojnë se koronavirusin në Kinë e hodhën për të frenuar marshimin gjigant të Kinës në tregjet botërore, por pa e menduar se kush i bënë gropën tjetrit bie vet brenda. Nëse kjo është e vërtetë është një nga krimet më të mëdha të njerëzimit në kohët modern. Ndoshta kjo është një teori konsperative, por sidoqoftë, përhapja me shpëjtësi e Covid-19 ka tmerruar botën dhe frenimi i përhapjes së tij është emergjenca më e madhe e shkencës mjeksore.
Në vendin tonë sot numëri i të prekurve shkoi në 55 sipas deklaratës së shtypit të drejtoreshës Silva Bino, duke u rritur me 4 persona në 24 orët e fundit. E kam thënë edhe një një shkrim tjetër, imediate sot për të gjithë në Shqipëri është këputja e zinxhirit të infektimit nga njeri te tjetri. Po arritëm ta këpusim këtë zinzhir ne do ia kemi dalë ta vëmë nën kotroll virusit dhe të shpëtojmë popullatën nga infektimi.
Izolimi për shkak të koronavirusit ka sjellë problem të shumta ekonomike nga frenimi i biznesit. Shteti jonë është i varfër në burime financiare, por Kryeministri Rama dhe Qeveria e tij ka ditë që po punon për një paketë masash ekonomike, e cila do të bëhet publike ditën e enjte.
Ndërkohë, dua të them me kënaqësi se gjatë këtyre ditëve të izolimit dhe bllokimit të detyrushëm të qarkullimit janë zhdukur aksidentet automobilistike që merrnin çdo ditë jetë shqiptarësh, kur dihet se ne si popull jepi pak. Po ashtu, është pastruar ajri i ndotur nga trafiku pasi s’ka më pluhura dhe gazra në atmosferë.
Sidoqoftë, çdo e keqe e ka një të mirë, por kjo situatë është mirë të menaxhohet me mençuri nga secili banor i Shqipërisë dhe i mbarë këtij planeti.