Ministria e Shëndetësisë/Zyrtare
COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda
Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.
66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë.
Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.
Viktima e pare e koronavirusit ne vendin tone ishte 73 vjecarja nga Durresi.
Loading...