Qeveria kineze jep dritën jeshile për vaksinën e koronavirusit

Qeveria kineze ka dhënë dritën jeshile për vaksinën e koronavirusit, duke u futur kështu në garën për të zhdukur pandeminë që ka shkaktuar mbi 7,000 vdekje në të gjithë botën.

“Studiuesit nga Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore Ushtarake, një institut i lidhur me Ushtrinë Popullore Kineze, kanë marrë miratimin për të filluar eksperimentet të vaksinës së mundshme”, theksoi Gazeta e Popullit të Partisë Komuniste Kineze.

Pak ditë më parë një grup shkencëtarësh në SHBA njoftuan se kanë filluar provat klinike mbi një vaksinë të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive dhe ndërmarrja e bioteknologjisë amerikane Moderne.

Detajet në bazën e të dhënave kineze të regjistrimit klinik eksperimental tregojnë se një test ‘Faza 1’, kushtuar sigurisë njerëzore, synon të përfshijë 108 njerëz të shëndetshëm për të marrë pjesë në eksperimentime mes 16 marsit dhe 31 dhjetorit./atsh

Loading...