Sarandë, 6 punonjëset e shtëpisë së fëmijëve me zemër të madhe në shërbim të vogëlushëve

Në Sarandë 6 punonjëse të shtëpisë së fëmijëve “Vangjel Pulla”, i kanë ‘harruar’ familjet këto ditë karantinimi dhe po i shërbejnë fëmijëve të kësaj shtëpie .

Bashkia e Sarandës bën të ditur se “në kohën që të gjithë qëndrojmë në shtëpitë tona, duke ruajtur veten dhe duke u kujdesur për familjarët tanë që të mos preken nga koronavirusi, janë 6 punonjëse të shtëpisë së fëmijëve “Vangjel Pulla”, të cilat i kanë “harruar” fëmijët e familjet e tyre dhe karantinën e bëjnë pranë fëmijëve të kësaj shtëpie të madhe”.

Sipas bashkisë, ky është një akt madhor humanizmi, i Kristinës, Antigonit, Esmeraldës, Anilës, Zurakos e Aktives, që e kapërcen përkushtimin ndaj detyrës.

“Ato e kanë ndarë mendjen të jenë në roje të shëndetit të 35 fëmijëve rezidencialë, deri më 3 prill 2020. Le të na shërbejë të gjithëve për të bërë më të mirën që mundemi për të përballuar dhe sfiduar rrezikun që na vjen nga “armiku” i padukshëm”, shprehet bashkia./atsh

Loading...